Në Belsh vazhdon puna me shtrirjen e mëtejshme të rrjetit të ri të ujësjellësit, që përfshin edhe vendosjen e paneleve fotovoltaike duke reduktuar koston e energjisë së funksionimit të pompave të ujësjellësit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky kantier punimesh në qytetin e Belshit, një investim prej 10 milionë euro i qeverisë dhe pushtetit vendor.
Pas 50 vitesh, shumë shpejt Belshi do të ketë furnizim 24 orë me ujë të pijshëm, përmes një rrjeti modern dhe të standardeve më të larta të infrastrukturës.
Aktualisht po realizohet faza e tretë e punimeve të ujësjellësit, ku po punohet për ndërtimin e rrjetit të brendshëm të ujit të pijshëm në qytetin e Belshit, i cili u shërben 5600 banorëve.
Investimet në bashkinë e Belshit po e kthejnë gjithë zonën në një hapësirë turistike dhe agroturistike.