Ka dështuar edhe raundi i dytë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë pas seancës plenare në Kuvend u pyet nëse do të ketë mazhoranca vullnetin për një raund të tretë. Rama u shpreh se nuk kanë partner dhe se tango nuk mund të luhet vetëm.

“ Duhen dy për tango thonë, nuk mund të bëjmë tango vetëm. Nuk kemi partner”, u përgjigj Kryeministri.