Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri ka pritur në selinë e Partisë Socialiste ambasadorin e OSBE në Tiranë, Vincenzo Del Monaco.
Përmes postimit në rrjete sociale, Gjiknuri bën me dije se gjatë takimit me kreun e prezencës së OSBE-së në vendin tonë ka diskutuar mbi reformën zgjedhore dhe zhvillimet politike në vend.
“Kënaqësi të prisja në një takim ambasadorin e OSBE në Tiranë, Vincenzo Del Monaco me të cilin diskutova mbi procesin e reformës zgjedhore, nevojën për adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe zhvillimet politike në vend”, shkruan Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri.
Home Lajme Aktualitet Reforma zgjedhore dhe zhvillimet politike, Damian Gjiknuri takon kreun e OSBE-së Vincenzo...