Katër raste të reja të infektimit me koronavirus janë konfirmuar sot në Kosovë.
Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, duke iu referuar shifrave të Institutit të Shëndetit Publik. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë rast vdekjeje.
Në 24 orët e fundit MSh-ja njofton se janë kryer 30 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit janë administruar 1.827.083 doza të vaksinës.