Revolucion në Twitter. Në pritje të mbylljes së blerjes nga Elon Musk, kompania humbet dy menaxherë, ngrin punësimin dhe nis masat për uljen e kostove për të forcuar dhe ripozicionuar veten.
Dy menaxherët kryesorë, Menaxheri i Produkteve të Konsumatorit Kayvon Beykpour dhe Menaxheri i të Ardhurave Bruce Falck, po largohen. Detyra e Beykpour do t’i ngarkohet numrit dy Jay Sullivan. “Largimi nuk ishte vendimi im, Sullivan, ka një “vizion dhe aftësi për të frymëzuar dhe sjellë ndryshimet e nevojshme në Twitter tani dhe në të ardhmen.”, shpjegon Beykpour.
“Shefi ekzekutiv i Twitter Agrawal specifikon në një komunikim të brendshëm se njofton ngrirjen e punësimit dhe masa të tjera për uljen e kostove. Megjithatë, muajt e ardhshëm nuk do të jenë të lehtë për Agrawal.
Prova e parë është ajo e mbledhjes së aksionerëve, në të cilën shumë mund të votojnë kundër tarifës së tij prej 30.4 milionë dollarësh. Më pas është faktori i panjohur Musk, i cili në të kaluarën ka kritikuar drejtuesit e Twitter. Në fakt, Agrawal duket se do të largohet nga kompania sapo Musk të jetë në krye.