Analisti Frrok Çupi akuzoi Sali Berishën si një nga personat përgjejgës për masakrën e Srebrenicës, pasi në vitin sipas tij në vitin 1995 ai shkeli embargon e vendosur nga OKB ndaj Serbisë së MIllosheviçit.

Në studion e “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu, analisti paralajmëroi se Berishës së shpejti e pret një hetim ndërkombëtar pikërisht për përfshirjen e tij në këtë masakër.

“Srebrnica është një çështje interesante dhe shume hollë. Nëse parlamenti shqiptar do të miratonte këtë rezolutë do të krijonte një problem diplomatik në rajon dhe me diplomatët, jemi në një moment që s’ka asnjë ditë, as një shkak pse duhet të behet një rezolutë. Shteti shqiptar ose e bën për të tërhequr vëmendjen nga konfliktet që ka bota sot, për t’i krijuar situatë të vështirë SHBA, ose për t’i bërë karshillik Serbisë, ose për t’i dëshmuar Rusisë se “po ke të drejtë të sulmosh Ukrainën, sepse kështu ka bërë edhe Serbia. Berisha nuk e hedh një minë nëse nuk e ka të sigurt që vret. Berisha është një nga vrasësit e Srberbenicës, miliona tonë nafte kanë shkuar nga Shkodra, Gjakova dhe Struga te Milloshevici. Ai e di që ndodhet në prag të një hetimi ndërkombëtar për shkak të thyerjes së embargos së naftës.”, tha ai.

Çupi tha se Berisha nuk ekziston politikisht, kjo është edhe arsyeja që rezoluta e tij nuk u mor parasysh.

“Ne bëjmë një detyrë si njerëz të medias që e marrin nëpër diktim Berishën. Berisha nuk ekziston, ai në mënyrë të dhunshme i ka hyrë në njerëzve dhe thoja jam këtu, por është zero. Po të flasësh me gjuhën e popullit, Berisha do të lë litarin jashtë me çdo kusht.”, u shpreh ai.

“Berishën do ta shohim si lider në botën tjetër, nëse do të jem një mizë kali”, kjo ishte një batutë e analistin, i cili nënkuptoj që ish-kryeministri nuk do të jetë asnjëherë një drejtues.

“Mediat po bëjnë dialog me shurdhin, me atë që s’ka vesh. Berisha nuk është faktor, do të jetë vetëm në jetën tjetër. Nëse bëhem mizë kali në jetën tjetër, mund të jetë lider. Ai është një djall, një protagonist i së keqes, shkatërruesi më i madh i vendit. Berisha ka një ushtri një paramilitari të tmerrshme. Ky popull shpëtoi nga Enver Hoxha, nga pushtuesit, nga ky nuk shpëton dot nëse nuk do të ishte SHBA.”, tha analisti.