Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ironizoi nga foltorja e Kuvendit, zgjedhjet e zhvilluara një ditë më parë për kryetar të PD.

“Meqë u bë debat edhe për këtë garën historike dje, mes dy kandidatëve shumë të rëndësishëm. Një moment ishte Ibseni lart po pastaj zbriti, u numërua deri në kutinë e fundit. Ishte kulmimi 31 vjecar i shkatërrimit përfundimtar të PD. Ju ta gëzoni, i pafshi hajrin, madje shkoni priteni me revani, bakllva. Ia pafshi hajrin.” – u shpreh Balla, ndërsa theksoi edhe një herë se do të vijojnë të kërkojnë nga SPAK, vënien para drejtësisë t ëish kryeministrit, për afera korruptive.

“Por këto që thash për korrupsionin e Berishës, një gjë është e sigurtë Shqipëria ka djem e vajza prokurorë, dhe ajo që kemi bërë këto ditë dhe do e bëjmë në ditët në vijim, është pikërisht të vijojmë të kërkojmë që gjithë këto histori të errëta korruptive, ku është i përfshirë personi që sapo bëri pis foltoren e Kuvendit duhen cuar para drejtësisë.” -u shpreh Balla.