Janë riatdhesuar 13 shqiptarët e shpëtuar nga kampet në Siri.

Ata janë pritur nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në aeroportin e Kosovës.

“Ju flasim nga aeroporti i Prishtinës ku sapo ka përfdunduar një operacion shumë i rëndësishëm për riatdhesimin e 13 shtetasve shqiptarë të Shqipërisë por edhe të shtetasve të Kosovës, në një operacion të përbashkët që kemi pasur me Kosovën.. Sapo ka përfunduar riatdhesimi i kthimit në Shqipëri bashkë me disa shtetas në Kosovë. Ky është operacioni i 4. 43 peërsona të kthyer nga kamept në Shqipëri”.