Një zjarr i madh ka përfshirë tregun e fruta-perimeve në zonën “Varri i Bomit” në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit.

Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit në kohë.

Fatmirësisht flakët kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Lexo.al sjell pamjet nga zjarri i tmerrshëm i cili për fat të mirë u izolua në kohë nga forcat përkatëse.

Ende nuk dihen shkaqet që shkaktuan ndezjen e flakëve.

 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 28.05.2022, në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Xhanfize Keko”, te tregu i fruta-perimeve ka rënë zjarr.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.