Edi Paloka, kryetari i sapozgjedhur i Këshillir Kombëtar të Partisë Demokratike ka përshëndetuar Eleina Qiricin, kandidaten me të cilën u përball në garën me këtë post. Në një postim në Facebook, Paloka ka postuar një foto me Qiricin, ku shihet që pozojnë me dy gishtat lart.

“Sot me Eleina Qiricin , nje mike , kolege e demokrate e mire. Nje zonje qe i dha dinjitet gares per kreun e Keshillit Kombetar te PD! Nje falenderim per gjithe demokratet e nje urim qe sa me shpejte ta shohim PD ne vendin qe i takon!”- shkruan Paloka.