Sali Berisha që kur nisi lëvizjen e tij për të marrë PD-në, pasi u shpall “non grata” nga SHBA, iu thotë demokratëve se Lulzim Basha i tradhtoi, pasi vendosi të djegë mandatet e deputetëve, çka ndikoi në fitoren e tretë të Edi Ramës.
E vërteta në fakt është ndryshe, pasi ka qenë Sali Berisha, ai që e ka artikuluar i pari djegien e mandateve.
Roland Bejko ka postuar videon e Sali Berishës, ku artikulohet për herë të parë nga një përfaqësues i PD-së, teza për djegien e madateve.
“Berisha ka urdhëruar djegien e mandateve, Basha e ka ekzekutuar atë vendim!
Sot ai u thotë mbështetësve të vet se, “Berisha nuk dinte gjë për djegien e mandateve, atë vendim e mori Basha me kokën e vet!”
PS. Po mirë mo, nuk ka një njeri që merret me mediat t’ia mbledhë këtij gjithë deklaratat që ka bërë që nga fillimi në fund kur bënte thirrje për djegien e mandateve dhe bojkotimin e zgjedhjeve dhe kur thosh se të bësh zgjedhje me Edi Ramën është tradhëti kombëtare..”, shkruan Bejko.