Juristi i njohur Romeo Kara ka publikuar një video ku Sali Berisha shprehet pro djegies së mandateve. Deklaratë të cilin ish-kryeministri e ka mohuar vazhdimisht duke thënë se ishte kundër vendimit për të dalë nga Parlamenti. “Pra, sebepi i djegies se mandateve, qe u prezantua si revolucion i modes se fundit, ka ardhur nga vete Berisha, me arsyen se, nje punonjes garde nuk e ka lejuar atë te flasë”, shprehet juristi Kara.
Postimi i juristit:
Faleminderit Roland Bejkos qe e gjeti!
Me zë dhe figure, ne prani te dhjetera gazetareve rezulton se, e ka thene me gojen e vete, pikerisht ne 25 sekondat e fundit te minutes se trete te fjales se tij se: “me bandite te cilet u vene prita deputeteve, mund te kete vetem nje gjuhe, djegien solemne te mandateve”.
Pra, sebepi i djegies se mandateve, qe u prezantua si revolucion i modes se fundit, ka ardhur nga vete Berisha, me arsyen se, nje punonjes garde nuk e ka lejuar atë te flase.
Si zakonisht, kur deshtojne nismat e tij, ai ua faturon ato te tjereve, ashtu sic ne te kundert, pervetesoi kontributin e nje levizjeje te tere te Dhjetorit 90.
Kete radhe tentoi t’ia lere dobiçin ne dere Bashes, por YouTube ia kthehu mbrapsht.
Kam kohe qe them: sa here qe Berisha hap gojen, ia fut vetes.