Cristiano Ronaldo vazhdon të jetë i lidhur me një largim nga Manchester United, vetëm një sezon pas rikthimit të tij. Megjithatë, trajneri i dikurshëm i portugezit te “Djajtë e Kuq”, Sir Alex Ferguson, mund të luajë sërish rol të madh për të ardhmen e tij.
Arrestohet shqiptari i dyshuar për grabitjen e shtëpisë së Benzemas – Gaze…
“Mirror” ka raportuar këtë të diel se Ronaldo dhe Ferguson, të cilët jetojnë afër njëri-tjetrit në Cheshire, kanë zhvilluar biseda të rregullta në shtëpitë e tyre luksoze përkatëse gjatë gjithë këtij sezoni. Ferguson, i cili për herë të parë e transferoi 37-vjeçarin në “Old Trafford” në vitin 2003, luajti një rol të rëndësishëm në rikthimin e tij te skuadra angleze në vitin e kaluar.
Dyshja kanë gëzuar gjithmonë një marrëdhënie të ngushtë dhe besohet se Ferguson dëshiron që Ronaldo të mbetet në Manchester edhe për sezonin e ardhshëm. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” me Manchester Unitedin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023, teksa në kontratë ekziston opsioni për vazhdim edhe për një tjetër vit.
Erik ten Hag do të jetë trajner te “Djajtë e Kuq” nga sezoni i ardhshëm dhe mbetet të shihet se cilat do të jenë planet e tij për Ronaldon.