Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për zbatimin e një mënyre luftimi të ngjashme me nazizmin. Në një fjalim për të përkujtuar Luftën e Dytë Botërore, ai tha se ushtria ruse po përsëriste “mizoritë” naziste gjatë pushtimit të vendit të tij.

“Errësira është kthyer në Ukrainë dhe është bërë sërish bardh e zi. E keqja është kthyer, me uniformë të ndryshme, me slogane të ndryshme, por për të njëjtin qëllim”, tha ai në adresën e tij video. Në video ai gjithashtu shfaqi pamjet të arkivuara të Luftës së Dytë Botërore dhe pamjet bardh e zi të pushtimit rus.

Referencat e Zelenskyt ndaj nazizmit duket se janë një përpjekje për ta kthyer gjuhën e Vladimir Putin kundër tij. Rusia e ka justifikuar ofensivën e saj në Ukrainë si një “operacion special” për të “çmilitarizuar” dhe “denazifikuar” fqinjin e saj.