Pothuajse 1.1 milion njerëz janë evakuuar nga Ukraina në territorin rus që nga fillimi i pushtimit më 24 shkurt, sipas një deklaratë të zyrtarëve rusë, sipas CNN.
Pothuajse 200,000 janë fëmijë, sipas ministrisë ruse të mbrojtjes.
Autoritetet ruse thanë se mijëra njerëz janë evakuuar në 24 orët e fundit nga “zonat e rrezikshme”.
“Në 24 orët e fundit, 11,550 njerëz, përfshirë 1,847 fëmijë, janë evakuuar nga zonat e rrezikshme të Republikave Popullore të Donetsk dhe Luhansk në territorin rus pa përfshirjen e autoriteteve ukrainase”, tha gjenerali rus, Mikhail Mizintsev.
Sipas një hetimi të CNN në prill, forcat ruse dhe ushtarët separatistë aleatë po dërgonin banorët e Mariupolit në qendra paraburgimi në Bezimenne, ku ata u regjistruan përpara se të dërgoheshin në Rusi kundër vullnetit të tyre.
Qeveria ukrainase dhe zyrtarët lokalë të Mariupolit thanë se dhjetëra mijëra qytetarë ukrainas janë dëbuar me forcë në Republikën Popullore të Donetskut (DPR) dhe Rusi që nga fillimi i luftës.