Rusia dëboi sot shtatë punonjës të ambasadës daneze në përgjigje të dëbimit të diplomatëve rusë nga Danimarka.

“Më 5 maj, ambasadori danez në Rusi, Carsten Sondergaard, u thirr në Ministrinë e Jashtme për shkak se Kopenhaga shpalli në mënyrë të pajustifikueshme 15 punonjës të ambasadës ruse dhe misionit tregtar në Danimarkë të padëshiruar dhe për shkak se autoritetet daneze po i ofrojnë ndihmë ushtarake Kievit”, tha në një deklaratë Ministria e Jashtme ruse.

Diplomatët danezë do të duhet të largohen nga Rusia brenda dy javësh.

Që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, ka pasur një valë dëbimesh diplomatike. Sipas llogaritjes së Moskës, rreth 400 diplomatë rusë në mbarë botën u është dashur të largohen nga vendet pritëse.