Pas javësh të gjata luftimesh, dhe një qëndrese heroikë në uzinën e çelikut Azovstal në Mariupol, qyteti më në fund ra në duart e rusëve.
Ndërkohë që ditën e sotme është raportuar se ka nisur puna për eksportin e mallrave në portin e këtij qyteti, i cili konsiderohet si një nga pikat kyçe të ekonomisë vendase.
Mediat ruse kanë njoftuar se një anije ka hyrë në portin e këtij qyteti, ndërsa nja zëdhënës i portit i tha agjencisë së lajmeve ruse Tass se metali i nisur për në Rusi ishte ngarkuar në port.
Kjo ka nxitur edhe reagimin e Ukrainës, e cila është ankuar se pushtuesi rus tashmë është duke vjedhur edhe metalin, veç të tjerash.
Ombudsmeni i të Drejtave të Njeriut të Ukrainës, Lyudmyla Denisova tha se dërgesa përbënte grabitje.
“Plaçkitja në territoret e okupuara përkohësisht të Ukrainës vazhdon. Pas vjedhjes së drithit ukrainas, pushtuesit iu drejtuan eksportit të produkteve metalike nga Mariupol”, ka shkruar ajo në Telegram.