Deputetja ukrainase Kira Rudi ka njoftuar se në fabrikën e çelikut në Azovstal në Mariupol janë të bllokuar 30 fëmijë.

Ajo bën me dije se të paktën 156 persona kishin arritur të largoheshin nga Mariupiol, duke kaluar në Zaporizhzhia e cila tashmë kontrollohet nga forcat ukrainase.

Në një komunikim për mediat Rudik u shpreh te deri më tani kanë dështuar të paktën 20 përpjekje për të evakuuar qytetarët e bllokuar në fabrikën e çelikut.

“Tani qëllimi kryesor është të largojmë fëmijët që janë ende në fabrikë, po ashtu gratë , të moshuarit dhe ushtarët e plagosur. Por besoj që vështirësia më e madhe do të jetë me ushtarët e plagosur , pasi Rusia nuk po i lejon të dalin jashtë”, ka thënë më tej ajo.