Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në Vorë po vijon intensivisht puna për rindërtimin e 30 pallateve të reja, ku do të akomodohen 405 familje, të cilat mbetën jashtë pas prishjes së banesave nga tërmeti i vitit 2019.

Krahas këtyre pallateve janë duke u ndërtuar edhe 7 të tjera në Marikaj për 102 familje.

“Vorë – Papushim! Deri në banesën e fundit.Vijon intensivisht puna për rindërtimin e 30 pallateve të reja ku do të akomodohen 405 familje, krahas zonës së re në Marikaj ku po ndërtohen 7 pallate për 102 familje të tjera”, shkruan Rama në Facebook.