Rritja e kostove të prindërimit po shkakton vështirësi për familjet, qofshin ato për kujdesin e fëmijëve apo tarifat e arsimit. Çfarë do të sjellë viti 2022 dhe si mund t’i menaxhojnë prindërit financat e tyre?
Shumë prej nesh ëndërrojnë të krijojnë një familje një ditë, me marrjen në krahë të një fëmije, që është një nga dhuratat më të mëdha të jetës. Dhe ndërsa sigurisht që nuk mund të përgatiteni për dashurinë e pafund që do të ndjeni, mund ta bëni këtë për faktorët më praktikë që lidhen me të pasurit fëmijë.
Megjithëse blerja e veshjeve për fëmijë të vegjël është argëtuese, ka disa artikuj me kosto të larta që do t’ju duhet t’i keni në shtëpi përpara se të mbërrijë fëmija, si dhe kostot e vazhdueshme sa i përket kujdesit.
Megjithëse marrja në konsideratë e kostos së lindjes së një fëmije mund të duket paksa e ftohtë ose përllogaritëse, kjo nuk e bën më pak të rëndësishme të merrni parasysh ndikimin financiar që do të ketë në buxhetin familjar. Nga ta fillojmë? Ne kemi zbërthyer kostot kryesore të rritjes së një fëmije, kështu që ju mund të planifikoni financat tuaja në përputhje me rrethanat.
Çmimet për produktet dhe mallrat për rritjen e të vegjëlve kanë shënuar rritje në katër vitet e fundit. Ndërsa disa vite më parë pelenat, qumështi, produkte të tjera kozmetike, ushqimet e para kushtonin më pak, sot zgjedhjet janë të larmishme, por çmimet, më të shtrenjta.
Gjithashtu, harta e familjeve të prekura nga kriza ekonomike është zgjeruar edhe më shumë këtë pesëvjeçar. Produktet që blejmë për bebet janë thuajse të gjitha produkte importi. Por edhe për fëmijët e parashkollorëve apo ata që ndjekin arsimin 9-vjeçar, produktet bazë për ta: veshjet, ushqimet, këpucët janë produkte të importuara dhe prodhime vendas.
Inflacioni i muajit shkurt arriti nivelin 3.9%, duke shënuar një rekord të ri për më shumë se një dekadë. Rritja e inflacionit është gjithnjë e më e përqendruar te produktet ushqimore dhe kjo e rëndon barrën e një familje me disa anëtarë.
Çmimet në vend kanë nisur të kenë rritje të fortë me fillimin e konfliktit Rusi-Ukrainë dhe kjo i shton çdo muaj kostot e shportës familjare.
Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2021, lindjet në shkallë kombëtare ranë me 2.8% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke arritur në nivelin më të ulët të pas tranzicionit. Ndërsa në 2020-n, rënia në total nga 2019 ishte 1.7%, ose rreth 500 lindje më pak. Në vitin 2021 kishte 27.3 mijë lindje, me rënie të ndjeshme nga viti 1994, që ka qenë periudha e bumit të lindjeve dhe u regjistruan 72 mijë bebe.
Sot, Instituti i Statistikave publikon raporte të vazhdueshme për kostot e jetesës në vend, por ende nuk ka një raport specifik lidhur me kostot / shpenzimet e familjeve shqiptare për fëmijët nga viti në vit.
Dashuri me faturë nga pas
Të kesh një fëmijë është një moment emocionues në jetë! Nga blerja e veshjeve të para për to deri te momenti që hedhin kapelet e diplomimit, ka shumë vendime për të marrë.
Një nga gjërat e para që duhet të keni parasysh është ndikimi financiar që sjellja e një fëmije në shtëpi do të ketë në buxhetin tuaj. Nuk është sekret që bebet janë të shtrenjta. Disa nga kostot kryesore të rrugëtimit të viteve të para janë pelenat, ushqimi dhe çerdhja apo dadoja.
Ekspertë të financave personale kudo në botë pohojnë se këto kosto nuk janë arsye për t’u dekurajuar apo për të mos vendosur të zgjeroni familjen, por motive për të qenë më të kujdesshëm në planifikimet financiare afatgjata.
Të rritësh një fëmijë është një nga përvojat më të dobishme në jetë. Me një planifikim pak të avancuar, mund të rrisni kursimet tuaja dhe të përgatisni buxhetin tani për ta bërë më të lehtë menaxhimin e parave pas lindjes së foshnjës.
Megjithëse ka shumë shpenzime të përfshira në rritjen e një fëmije, disa shpenzime të mëdha përbëjnë koston e lindjes dhe rritjes së një fëmije deri në moshën 18 vjeç. Këto shpenzime të rëndësishme përfshijnë strehimin, ushqimin, kujdesin për fëmijët, arsimin dhe transportin.
Si mund t’i grupojmë shpenzimet për rritjen e një fëmijë në Shqipëri? Të gjitha të dhënat e mëposhtme janë përllogaritur nga komunikimet me institucione shëndetësore publike dhe private, biznese që operojnë në fushën e produkteve për fëmijë, supermarketet kryesore, rrëfime të prindërve, të dhëna nga institucione arsimore publike dhe private, në një mesatare çmimi në lek.
Kostoja mesatare e lindjes së një fëmije në Europë
Ndonëse në përmasa të vogla, foshnjat priren të vijnë me shpenzime të mëdha. Ndërsa kostoja e lindjes së një fëmije ndryshon nga vendi në vend, prindërit e rinj në të gjithë Europën bien dakord se është një ngjarje emocionuese, por e kushtueshme e jetës.
Nga shpenzimet e drejtpërdrejta si pelenat dhe pajisjet për fëmijë deri te shpenzimet më pak të dukshme si ushqimi dhe aktivitetet rekreative, shpenzimet e foshnjës rriten.
Përpara se të zvogëlojmë ndarjen e kostos, këtu është një përmbledhje e shpejtë e kostos mesatare të lindjes së një fëmije në të gjithë Europën:
Italianët vlerësojnë se në vitin e parë të jetës, një fëmijë kushton mbi 3500 euro.
Franca. Prindërit francezë shpenzojnë mesatarisht 4060 euro në vitin e parë pas lindjes së një fëmije.
Gjermania. Mesatarisht, prindërit gjermanë duhet të paguajnë 7050 euro.
Spanja. Në Spanjë, prindërit e rinj vendosin afërsisht 3600 euro për nevojat e foshnjave.
Meqenëse shumica e vendeve europiane ofrojnë kujdes shëndetësor gjithëpërfshirës falas si pjesë e BE-së, shumica e shpenzimeve janë të lidhura me pajisjet thelbësore për fëmijë:
Kostoja mesatare e një karrige makine është 160 €
Kostoja mesatare e veshjeve për të sapolindurit (ju duhen të paktën 5) është 18 €
Kostoja mesatare e një batanije është 10 €
Kostoja mesatare e një krevati fëmijësh është 276 €
Kostoja mesatare e një karroce për fëmijë është 456 €
Burimi: Statista.com
Si grupohen shpenzimet për fëmijët në Shqipëri
Kostot e paralindjes
Kostot e vitit të parë
Kostot e rritjes:
Shkollimi
Ushqimi/strehimi
Kujdesi shëndetësor
Kosto dëfrimi/aktivitete rekreative
Monitor