3 javë përpara fundit, Serie A konfiguron 4 ekipet pjesëmarrëse në Champions League sezonin e ardhshëm. Pas Milan, Inter e Napoli, Juventus është ekipi i fundit që siguron matematikisht një biletë për në turneun më të rëndësishëm në rang klubesh.

“Zonja e Vjetër” arrin në këtë mënyrë objektivin minimal, ndërsa tashmë s’postojnë vëmendjen në finalen e Kupës së Italisë, ku përballë Inter, do të kenë mundësinë të mbyllin vitin me trofe. Kundër Venezia në “Stadium”, ekipi i Allegrit vuajti jo pak, me Vlahovic e Morata të “zhdukur” në fushë, ai që bëri “bomberin” ishte Leonardo Bonucci, autor i një “dopiete”.

Qendërmbrojtësi kaloi torinezët në avantazh në minutën e 7-të ndërsa në të 71-tën Aramu barazoi shifrat në 1-1. Pesë minuta më pas ishte sërish Bonucci që realizoi golin e dytë duke i dhuruar Juves një trepikësh dhe një biletë për në Champions.

Mbetet ende e hapur gara për një vend në Europa League, ku Roma e Lazio janë më pikë të barabarta, 59-të, të ndjekur nga Fiorentina me 3 pikë më pak.