Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar peshëngritësen shqiptare, Evangjeli Veli e cila u shpall kampione europe në stilin e shkëputjes për peshën 55 kg, në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Tiranë.

“Urime Evangjeli Veli, kampione e Europës në stilin e shkëputjes. Lajmi i parë i mirë nga Kampionati Evropian i Peshëngritjes, që po zhvillohet te Parku Olimpik i Tiranës. Krenar!” – shprehet Veliaj.

Shtangistja shqiptare mori medalje ari në shkëputje dhe dygarësh, kurse në shtytje mori medalje argjendi.