“Shqipëria e ka dënuar masakrën e Srebernicës dhe madje ka mbështetur edhe rezolutat në OKB dhe OSBE”. Kështu u shpreh kreu i Grupit Parlamentar i PS Taulant Balla, në një deklaratë para gazetarëve ditën e sotme.
“Për dënimin e gjenocidit në Srebernicë dhe të gjithë biem dakord që Shqipëria e ka dënuar këtë masakër. Shqipëria ka qenë mbështetëse e rezolutave në OKB për dënimin e gjenocidit dhe kemi përshëndetur vendimmarrjet e gjykatës së Hagës ndaj autorëve të kësaj masakre. Në këtë kontekst kemi pasur një propozim me propozuesin. Tritan Shehut i kam kërkuar që këto çështje të kenë dakordësinë e të gjitha palëve dhe askush nuk duhet të marrë protagonizëm”, tha ai.
Më tej Balla shtoi se në “në korrik 1995 ata që drejtonin Shqipërinë në atë kohë dhe presidenti i asaj kohë ka qenë në mbështetje të makinerisë vrasëse. Berisha furnizonte me karburant makineri vrasëse të presidentit të asaj kohë te Serbisë dhe pasojat që solli ai gjenocid”