Ish deputeti socialist Spartak Braho ka komentuar mbrëmjen e sotme në një emision televiziv përçarjen e Partisë Demokratike. Ai thotë se Apeli nuk do t’i japë partinë Berishës. Ndërsa e cilësoi këtë të fundit si një kufomë politike.
“Berisha nuk është më faktor politik, është kadavër, kufomë politike, populli i thotë xhenaze. Ai ka 5 mijë, 10 mijë, 100 mijë mbështetës i ka, një pjesë e tyre janë idealist, një pjesë patriot, ka nga ata të mashtruarit të gënjyerit. Nuk ka parti. Zyrtarisht PD është partia që është vendosur në gjykatë, komanduar nga Alibeaj. Apeli nuk e njeh Berishën, sepse s’ka arsye ligjore ta njohë”, tha Braho.