Scudetton e fiton Milan! Të besuarit e Stefano Piolit arritën që të bëjnë siç duhet detyrat e fundit të Seria A, teksa mposhtën me “tris” Sassuolën në “Mapei Stadium”, për të mos i lënë asgjë rastësisë që gjithë tifozët zikaltër “ëndërronin”, edhe pse Interi fitoi po 3-0 ndaj Sampdorias.
Giroud në minutën e 17-të do t’u jepte kuqezinjve avantazhin, ndërsa do të dyfishonte shifrat në minutën e 32-të. Festë legjitime në kampin e Milan pasi vetëm 4 minuta më pas sërish do të gjenin edhe golin e tretë, këtë herë do të ishte Kessie që do të tunde rrjetën e Sassuolos, me Rafael Leao që ishte asistuesi në të tre golat.