Ministrja Spiropali ironizon Berishën: Nuk ka incenerator që e merr përsipër! Non-grata e tij rëndon edhe mbi Shqipërinë
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka deklaruar me tone irionike se modelin politik të ish-kryeministrit Sali Berisha, nuk e merr përsipër asnjë incenerator.
E ftuar në Abc News, Spiropali tha se shpallja non-grata e Berishës nuk është vetëm një “damkë” e vendosur ndaj tij, por një vulë që rëndon edhe mbi Shqipërinë.
Spiropali: Nuk kam koment për të përveçse ato që them dhe bëj në Kuvendin e Shqipërisë. është një fabrikë shpifjesh, është një artilier i topave të baltës, si brenda dhe jashtë Kuvendit. Nuk ka incenerator që e merr përsipër modelin e tij politik. Modeli politik i Sali Berishës është i pariciklueshëm dhe asnjë incenerator nuk e merr përsipër. A e besoj DASH para këtij njeriu qelibar. Në nuk vëmë në dyshim vendimet sovrane të vendeve të tjera, sidomos ato të DASH. Këto i vë në dyshim vetëm një çetë e vogël që ndjek një njeri për interesa të tij. Ajo nuk është vetëm një damkë për Sali Berishën. Ka qenë ish-President dhe ish-kryeministër i këtij vendi dhe ajo vulë rëndon mbi Shqipërinë. Bëhet fjalë për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë në kohën që ka qenë në ato pozita të larta. Do ishte në nder të drejtësisë shqiptare që të na ndriçonte. Nga SPAK kërkojmë se kemi besim të ta. Është shenjë besimi dhe investimi moral e financiar tek sistemi në Drejtësi. Të ngrihet në lartësinë e kësaj drejtësie. Të hetojë 360 gradë të gjithë sidomos kur DASH është shprehur.
Spiropali gjithashtu foli edhe për zhvillimet e fundit brenda opozitës, për të cilën u shpreh se mazhoranca nuk do të negociojë me një person si Berisha.
Spiropali: Nuk dua të komentoj për situatën e opozitës. Shqipëria e ka lënë pas këtë njeri dhe këtë lloj opozite. E ka lënë shumë pas, nuk kemi ndërmend të kthehemi pas.
Nuk kemi ndërmend të negociojmë me një njeri të tillë dhe të jetë i sigurt që atë vulë që e ka fituar me shumë mund dhe me shumë punë, nuk ia heq asnjë vulë gjykatësi.
Nuk është e vështirë të kesh votat në një parti që e ke sunduar për 30 vite rresht. Edhe Lulzim Basha pretendonte se i kishte votat, dhe ai u zgjodh kryetar pas humbjes së zgjedhjeve të 2021 dhe tha se po shkojmë në lartësi të reja. Ne e dimë që në situatën e një mungese demokracie të asaj partie, por në përgjithësi të partive politike të asaj natyre ku persona si Berisha kanë sunduar për vite, nuk është e vështirë të marrësh votat. çështja është se si do ballafaqohesh dhe çfarë alternative ke për qytetarët shqiptarë, dhe Sali Berisha e ka të humbur. Po të flisnim nga pikëpamja cinike, dhe nga interesi ynë i ngushtë i PS-së, ne ku ta gjejmë që Berisha të jetë në krye të opozitës.