Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali ka folur sot në “Now” për reformën në drejtësi dhe hetimet nga ana e SPAK
Spiropali tha se reforma në drejtësi është një sukses, ndërsa shton se SPAK duhet të nis menjëherë hetimet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkakruar nga vettingu si dhe zyrtarëve të lartë.
Ajo tha se SPAK duhet të shkëputet nga frikërat e vjetra.
“Ne e konsiderojmë reformën në drejtësi si një investim të madh dhe historik të PS ku jemi investuar profesionalisht, moralisht, politikisht, financiarisht nëse doni, si qeveri dhe si shumicë në Kuvend. Për të mos shkuar pak më herët në histori, duhet thënë që ishte në programin e PS reforma në drejtësi. Ne ja hoqëm nga duart drejtësinë politikës.
Në fillim fare këtu nuk ka asnjë formë presioni vecc se një përgjegjësi të kryeministrit edhe të ministrit të Drejtësisë për të parë reformën në drejtësi se deri ku është që të ketë sukses. Që besimi i drejtësisë të mos bjerë, është në detyrën tonë që SPAK të shkëputet nga disa frikëra dhe të bëjnë punën e tyre në raport me prokuror, gjykatës apo zyrtarë të lartë që kanë shpërdoruar detyrën, kanë kryer krime”, tha ajo.