Rama ka publikuar në Facebook videon, ku ambasadori dhe përfaqësuesi i Përhershëm i vendit tonë në OKB, Ferit Hoxha ka folur në Këshillin e Sigurimit në New York dhe ka dënuar në emër të Shqipërisë genocidin e Serbisë në Srebrenice, duke nxjerr blof edhe njehere hipokrizine e Sali Berishes i cili propozoi dhe iu rrezua dje nje rezolute per kete ceshtje. Shqiperia ka reaguar ne date 11 Maj, pra perpara Berishes.
Reagimi i kryeministrit Rama:
Ambasadori Ferit Hoxha në Këshillin e Sigurimit:
Ne jemi veçanërisht të shqetësuar nga vazhdimi i retorikës politike të mohimit të gjenocidit të kryer në Srebrenicë, glorifikimi i kriminelëve të luftës dhe përdorimi i gjuhës së urrejtjes me sharje etnike. Nxitja e ndasive midis grupeve etnike në Bosnje për lojëra politike mban firmën e Dodik dhe mohimi i përsëritur publik i gjenocidit nga ana e tij është thelbësor në përpjekjet e tij. T’i referohesh gjenocidit si “një mit i sajuar” apo si “mashtrimi më i madh i shekullit të 20-të”, në një mohim deluziv është fyerje ndaj më shumë se 8 mijë civilëve që u masakruan në Srebrenicë. Nënshtrimi ndaj nacionalizmit dhe lavdërimi i kriminelëve të dënuar të luftës nuk është thjesht dhe vetëm një provokim. Çdo hap i gabuar në Bosnje-Hercegovinë rrezikon të prekë rajonin e gjerë. Prandaj, nuk është për t’u habitur që një sjellje e tillë e papranueshme u sanksionua me të drejtë dhe ne mirëpresim veprimet e ndërmarra nga SHBA dhe Britania e Madhe kundër Dodikut për përpjekjet e tij të vazhdueshme dhe të qëllimshme për të minuar funksionimin e shtetit dhe paqen e fituar me vështirësi në Bosnje-Hercegovinë.