Pas ka humbur vetëm një nga 7 sfidat e parë në Serinë A kundër Juventusit (1 fitore dhe 5 barazime), Venecia ka pësuar 15 humbje radhazi në 18 përballjet e fundit me bardhezinjtë (1 fitore dhe 2 barazime). “Zonja e Vjetër” është skuadra që ka mposhtur më shumë se kushdo tjetër lagunarët në elitën e futbollit italian (16, njësoj si Milani).
Ndeshja e fazës së parë mes Juventusit dhe Venecias përfundoi në shifrat 1-1. Nëse nuk humbim as të dielën, lagunarët mund të barazojnë arritjen e sezonit 1941- 1942, në të cilën barazuan pa gola vajtjen dhe fituan 2-0 kthimin.
– Juventusi ka fituar në shtëpi 10 nga 12 ndeshjet e fundit kundër Venecias në Serinë A, me një mesatare prej 2.4 golash çdo 90 minuta.
– Juventusi mund të realizojë fitoren e 10-të radhazi ndaj Venecias në shtëpi. Këta mund të bëhen viktima e tretë që pësojnë një seri të tillë pas Veronës (e mposhtur 12 herë radhazi në Torino mes viteve 1989 dhe 2019) dhe Viçencës (e mposhtur 14 herë radhazi në Torino mes viteve 1959 dhe 1973).
– Juventusi kërkon që të rikthehet te fitorja në shtëpi pas 2 ndeshjesh ku ka grumbulluar vetëm 1 pikë, si rrjedhojë e humbjes 0-1 me Interin dhe e barazimit 1-1 me Bolonjën. Hera e fundit në të cilën “Zonja e Vjetër” nuk ka fituar në 3 takime shtëpiake është në shtatorin e 2015-ës (Udineze, Kievo, Frozinone).
– Venecia ka humbur tetë ndeshje radhazi në kampionat, seria më negative historike e kësaj skuadre në historinë e Serisë A.
– Që kur fitorja vlerësohet me 3 pikë, ky mund të jetë sezoni i dytë në historinë e Juventusit, në Serinë A, në të cilën bardhezinjtë kanë grumbulluar më shumë pikë në transfertë sesa në “strofkën” e tyre. Aktualisht skuadra e Alegrit ka fituar 31 pikë në “Allianz Stadium” dhe 35 larg Torinos.
– Juventusi është skuadra që ka provuar më shpesh nga distanca portën rivale në këtë kampionat, (90 të tilla).
– Venecia luan mesatarisht 38.7 metra larg portës së saj, distanca më e ulët e shpërndarjes së një skuadre në këtë kampionat të Serisë A.
– Venecia është skuadra që ka ndërprerë më pak se kushdo tjetër lojën deri në këtë pjesë të sezonit (12.2 faulle për ndeshje), duke qëndruar e dyta vetëm ndaj Lacios së Mauricio Sarrit me 11.8 faulle për ndeshje.