Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar për vendimin e Suedisë për të kërkuar anëtarësimin në NATO. Xhaçka shkruan se Shqipëria do bëjë çfarëdo të jetë e nevojshme për të përshpejtuar procedurat.
“Vendimi i Suedisë për të kërkuar anëtarësimin në NATO është një lajm i mirë për Aleancën dhe për sigurinë tonë kolektive. Shqipëria e mirëpret këtë vendim dhe do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të përshpejtuar procedurat.”, shkruan Xhaçka.