Suedia njoftoi se një avion luftarak rus ka shkelur hapësirën ajrore suedeze duke fluturuar mbi rajonin Blekinge.

Në një deklaratë të Forcave të Armatosura të Suedisë, thuhet se një avion luftarak rus ka shkelur hapësirën ajrore suedeze dy ditë më parë, në jug të rajonit Blekinge.

Në deklaratë theksohet se avioni në fjalë është kthyer duke dalë nga kufijtë suedezë dhe i gjithë rasti është fotografuar.

Forcat Ajrore të Suedisë njoftuan më 2 mars se katër avionë luftarakë rusë fluturuan mbi ishullin Gotland duke shkelur sërish hapësirën ajrore suedeze.