Ambasadorja e Suedisë në vendin tonë, Elsa Hastad ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama, ku e ka informuar mbi aplikimin e vendit të saj në NATO.
Në postonin në Facebook, Ambasada Suedeze bën me dije se gjatë takimit ambasadorja Hastad ka informuar kryeministrin Rama për vendimin e fundit të vendit të saj për të aplikuar për tu bërë pjesë e NATO-s, ndërsa ka kërkuar mbështetjen e Shqipërisë, si anëtare me të drejtë ta plota.
“Ky është një moment historik. Takim me kryeministrin Edi Rama, duke informuar për vendimin e Suedisë për dorëzimin e aplikimit për anëtarësim në NATO. Faleminderit Kryeministër për takimin shumë të mirë dhe mbështetës”, thuhet në postimin e ambasadës.