Mbrëmja e Tiranës është tashmë legjendë. Roma rishkruan historinë e saj dhe i shton një faqe të rëndësishme librit të madh të futbollit italian. Verdekuqtë rikthejnë në Itali një trofe ndërkombëtar që i mungonte që nga viti 2010 në nivel klubesh, por, mbi të gjitha, fituan titullin e parë evropian në historinë e tyre.
Arkitekti i gjithë kësaj ndërmarrjeje të pabesueshme mund të jetë vetëm ai: José Mourinho. “Special One” ia doli aty ku për 14 vjet me radhë gjithë paraaradhësit e tij kishin dështuar. Që nga viti 2008, viti i kupës së fundit të ngritur nga Roma, e kanë provuar Ranieri, Montella, Luis Enrique, Zeman, Andreazzoli, Rudi Garcia, Spalletti, Di Francesco dhe Fonseca. Të gjithë me të njëjtin rezultat: “zero tituli”.
Një shprehje e famshme e trajnerit portugez, që mundonte netët pa gjumë të Trigoria-s, por, për ironi, vetëm ai mundi ta theynte tabunë. Vetëm portugezi mund ta kuptonte se ky trofe i ri do të kishte vlerë sa një Champions League për një klub si Roma.
Ishte një rrugëtim i ndërlikuar, e përfunduar me kënaqësinë më të madhe, por kupptohet mes shumë vështirësish. Kthesa, është kollaj ta thuash, erdhi pas humbjes së rëndë 6-1 në fushën e Bodos, por Conference League e Romës përfaqësohet nga shumë momente të vogla që kanë shënuar rrugën e saj.
Fillimi ndaj Trabzonsporit, më vonë kampion i Turqisë, i eliminuar lehtësisht në fazën paraeliminatore. Roma përfundoi e para në grup falë “vetëvrasjes” së Bodos me Zoryan në raundin e fundit, por edhe kualifikimi në raundin e fundit falë suksesit në ekstrem ndaj Vitesses.
Më pas, hakmarrja ndaj Bodos, e mposhtur 4-0 pas humbjes së dytë sezonale në Norvegji, dhe dy përballjet shumë të ngushta me Leicesterin, të dobishme për të thyer tabunë angleze, që vitet e fundit gjithmonë e kishte pikëlluar Romën. Më në fund triumfi final i firmosur nga Zaniolo.
Një futbollist i vënë në pikëpyetje nga Mourinho e që ndoshta nuk është më në planet në planet e klubit nga Trigoria, por që i dha gëzimin e rihapjes së një palmaresi që e kishte pluhuri.
Roma është rritur, duke prekur shpeshherë edhe fundin. Gjithsesi, në fund e mbylli sezonin me një trofe shumë të rëndësishëm. Madje duke qenë e paragjykuar për shkak të ecurisë në kampionat dhe duke mbajtur të hapur deri në fund kualifikimin për në Europa League sezonin e ardhshëm.
Pellegrini, Mancini, Abraham. Por edhe Kumbulla, Zaleëski dhe Veretout. Të gjithë përfituan nga përvoja e portugezit edhe në një moment u vunë në diskutim. Është edhe trofeu i tyre që kanë dhënë kontrobut minimal, por që kanë përfituar nga ky sukses.
Sezoni i parë i drejtuar nga Mourinho përfundoi me mundësinë që, më në fund, Roma të mund të gëzojë një trofe të lakmuar për gati tri dekada, por mbi të gjitha me vetëdijen se ka gjetur rrugën e duhur.
“Special One” ka pushtuar një popull të tërë në një amen, por edhe futbolli italian e rizbulon veten në varësi të një personazhi që ndoshta nuk e ka dashur kurrë, por që ka mundur t’i (ri)sjellë lavdi një lëvizjeje që ka disa vite që po zvarritet, viktimë e frikës së madhe të inovacionit.