Gjithçka është gati. Në sfond është muzika “Roma, Roma” që e bën lehtësisht të kuptueshme që aty do të jenë të pozicionuar tifozët italian që kanë ardhur për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës.

Report Tv me gazetarin Arsen Rusta kanë përcjellë atmosferën në Amfiteatrin te Liqeni Artificial, teksa tifozët kanë “zbuluar” edhe disa sekret. Pikë së pari, nuk bëjnë parashikime se si do të dalë kjo finale, pasi u ndjell ters, por na kanë rrëfyer edhe zanafillën e kësaj “armiqësie” me skuadrën e Feyenord.

Sa i përket incidenteve të ndodhur një ditë më parë, një pjesë e tyre thanë se nuk kanë lexuar lajme, teksa një tjetër e cilëson si të zakonshme.

“Kemi mbërritur sonë, do ikim sot Përplasjet e ditës së djeshme? Edhe ndodhin”, u shpreh tifozi.

“Shpresojmë, do shkojmë sot në Romë pas ndeshjes, kemi ardhur sot me charter, dhe do ikim sot sërish E kemi një biletë të ofruar nga klubi i Romës. 10-15 mijë tifozë kanë mbërritur.

“Ka ndodhur se disa vite më parë kanë ardhur në Romë për Europa League, dolën 1-1 dhe patën incidente dhe tifozët e Feyenoord kanë dëmtuar qytetin. Mesazhi është të rrinë të qetë dhe “Forca Roma”, tregon tifozi.

“Është një ndeshje e vështirë, 50-50. Kemi mbërritur dje” , shprehet një tjetër.

“Nuk kemi parë asgjë në lajme, është një atmosfere e bukur, e qetë, kemi ndjerë që ka ndodhur diçka, por nuk e kemi parë. Kemi pasur edhe një udhëzim të qetë dhe shallin e Romës nuk e kemi vendosur rrugës, por kur kemi ardhur në Fun Zone. Jam tifoz i Romës që ku kemi lindur”, tregon një tifoz.

“Kam që 12 vjeç që ndjek Romën. Sapo të mbarojë ndeshja do rikthehen sërish. Kush do fitojë? Është e vështirë, kam parë 2 finalet e tjerën një me Inter dhe një me Liverpool”, tha tifozi.

“Nuk bëjnë asnjëherë parahsikim se u ndjell ters. Është një ditë historike, do ketë personazhe të klubit që ka bërë histori”, tregon organizatori i festës të Amfiteatri.