Seanca e Kuvendit të Kosovës po vazhdon me pikën e tretë të rendit të ditës: Propozimi i dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.
Por, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë kutinë ku vendosen votat.
Partia Demokratike e Kosovës dhe LDK-ja kane goditur tavolinat duke fishkëllyer.
Vetëm Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nga partitë opozitare po merr pjesë në votimin për zgjedhjen e dy kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.
Edhe kutinë tjetër që u vendos për t’i hedhur votat PDK-ja e mori. Abelard Tahiri, shef i Grupit Parlamentar e përplasi këtë kuti për toke.
PDK-ja dhe LDK-ja janë duke e kundërshtuar zgjedhjen e dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në shenjë proteste ndaj mos formimit të Komisionit Hetimor për energji.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i thirri në takim nënkryetarët e Kuvendit dhe shefat e GP që të mbajnë mbledhje.