Psg do të shkarkojë nga detyra drejtorin sportiv, Leonardo. Ky është lajmi i bujshëm i dhënë nga mediet franceze, të cilat e kanë bindje se braziliani nuk do vijojë më me bashkëpunimin me parisienët.

Shkak për këtë vendim janë bërë rezultatet zhgënjyese këtë sezon, ku edhe pse në ekipi u afruan emra të mëdhenj, skuadra dështoi në Champions League.