‘Dorelita Limited’, është kompania offshore nëpërmjet të cilës, Ilir Meta sipas denoncimit të gazetës austriake, ka paguar 700.000 dollarë për lobim.
Kompania rezulton me zyra në Qirpo, ndërsa data kur ka filluar aktivitetin e saj është 14 nëntor 2013. Sipas të dhënave të publikuar në faqen e saj zyrtare, aktivitetin e fundit kompania e ka pasur në prill të vitit 2021, shkruan Tema.
Gazeta “Kronen Zeitung” zbuloi sot një histori korruptive, që “mund të trondisë politikën shqiptare” dhe të “rrëzojë presidentin e Republikës së Shqipërisë”, edhe pse ky i fundit tashmë është fund të mandatit.