Tirana ende e motivuar për ndeshjet e fundit të sezonit fitoi derbin e Shqipërisë me Vllazninë. 3-1 përfundoi ndeshja në kryeqytet.
Partizanit i mjaftoi vetëm një gol ndaj Egnatias, duke rimarrë vendin e tretë në kampionat, pozicion që i siguron pjesëmarrje në Europë.
Kukësi përmbysi 2-1 Dinamon. Blutë e kryeqytetin rikthehen zyrtarisht në kategorinë e parë. Kukësi vazhdon të shpresojë për Europën. Në dy ndeshjet e tjera të javës së 34, Skënderbeu u mund 2-1 nga Laçi ndërsa Teuta fitoi 1-0 me Kastriotin.