Roma arriti triumfin e parë në Ligën e Konferencës të luajtur në Tiranë, duke mposhtur Fejnordin me rezultatin 1-0. Pas kësaj sfide, mediat europiane e komentuan menjëherë këtë event. Në Holandë vajtojnë humbjen e Fejnordit, me “De Telegraaf” që shkruan: “Lot në Tiranë”.
Media tjetër holandeze, “Votebal International” shkruan: “Ëndrra europiane e Fejnordit përfundon me humbje në finale”. Në Angli, “The Sun” preferon ta lidhë me Europianin, ku shkruan: “Po shkon në Romë: Goli i Zaniolos në pjesën e parë i siguron lavdinë Murinjos në Ligën e Konferencës”.
“Daily Mail” nga ana tjetër preferon të zgjatet më shumë, e cila e hap: “Realizimi i zgjuar i Nikolo Zaniolos i jep lavdinë Romës në Ligën e Konferencës, me fitoren 1-0 përballë Fejnordit i jep Zhoze Murinjos trofeun e pestë europian… dhe të parin për klubin që nga 1961”.
Prestigjiozja spanjolle, “Marca” ja kushton këtë triumf teknikut portugez, ku shkruan: “Roma e perandorit Murinjo është kurorëzuar në Konferencë”.
Spanjollja tjetër, “AS” shkruan: “Për Murinjon nuk ka Kupë që mund t’i rezistojë”. Në Gjermani, “Bild” shkruan: “Super-Murinjo tani bëhet ‘I Vetmi’: Trajneri legjendar fiton me Romën Ligën e Konferencës”.
foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 1234567PreviousNext
“L’Equipe” në Francë shkruan: “Roma e Zhoze Murinjos fiton trofeun e parë të Ligës së Konferencës”./P.sport