Disa akse rrugore të vendit tonë do të jenë të bllokuara nga data 31 maj deri më datën 4 qershor, për shkak se do të zhvillohet Turi i 79-të Çiklistik i Shqipërisë.
Policia shqiptare njofton se në bazë të masave të marra do të ketë kufizime lëvizjeje në këto qytetete: Tiranë, Elbasan, Korçë, Gjirokastër dhe Fier.
Itinerari i lëvizjes do të vijojë si më poshtë:
Më datë 31 maj, në rrugën nacionale Tiranë – Korçë, nisja në orën 12:00, nga sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë
Më datë 1 qershor , Korçë – Elbasan, nisja në orën 12:00, nga qyteti i Korçës
Më datë 2 qershor, Elbasan – Belsh – Vlorë, nisja në orën 12:00, nga qyteti i Elbasani
Më datë 3 qershor, Vlorë – Levan – Gjirokastër, nisja në orën 12:00, nga qyteti i Vlorës
Më datë 4 qershor, Gjirokastër – Vlorë – Fier, nisja në orën 10:00, nga qyteti i Gjirokastrës.
Policia e Shtetit ka bërë me dije se këto ditë kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve që të kufizojnë lëvizjet në itineraret dhe oraret e përcaktuara për këtë aktivitet.
Gjithashtu, është njoftuar se do të ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe i autoveturave, me qëllim garantimin e sigurisë dhe lehtësimin e lëvizjes së çiklistëve gjatë këtij aktiviteti.
Shpërndajeni këtë lajm tek personat që mendoni se do t’u hyjë në punë këto ditë.