Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako i cili u arrestua për aferën e inceneratorëve, kërkon lirinë në Apelin e GJKKO.

Mësohet se Apeli i GJKKO ka caktuar mbajtjen e seancës për të vendosur për kërkesën e Alqi Bllakos në 14 maj.

Kujtojmë që më 2 prill, GJKKO vendosi vijimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” ndaj Bllakos.

Sipas GJKKO, Bllako eshte i dyshuar per kryerjen e veprave penale “shperdorim detyre” ne bashkepunim dhe “korrupsion pasiv i funksionareve te larte shteterore ose i te zgjedhurve vendore”.