Tre oficerë policie të vrarë në krye të detyrës nga sot do të prehen në Varrezat e Dëshmorëve, ku do të jetë banesa e tyre e fundit.
Bëhet fjalë për tre efektivë të vrarë në krye të detyrës të cilët janë zhvarrosur një ditë më parë për t’u dërguar sot në Varrezat e Dëshmorëve.
Ata janë Elham Elezaj, i vrarë në korrik të 98-ës, Rufan Hakrama si dhe Artan Cuku, i vrarë më 8 prill të vitit 2017, në hyrje të liqenit artificial.
Dy prej tyre ishin varrosur në Sharrë, një në Tufinë, ndërsa të 3 policët janë shpallur ‘Dëshmorë të Atdheut’.
Ceremonia e ditës së sotme nisi me himnin kombëtar ndërsa të pranishëm ishin familjarë të tre efektivëve dhe drejtues të lartë të policisë së shtetit.