Kryetari i PD, Sali Berisha tha sot për mediat se për të nuk përbën asnjë veçanti fakti që asnjë nga ambasadat e BE në Tiranë nuk e kanë uruar pas zgjedhjeve të 22 majit.
Sipas tij, edhe herët e tjera, në memorien e tij nuk mban mend ta kenë uruar ambasadorët.
Pyetje: Që kur je zgjedhur asnjë nga ambasadat e BE nuk ju kanë uruar, a është një gjë normale kjo?
Sali Berisha: Asnjë lloj veçantie, nuk mbaj mend kur jam zgjedhur herët e tjera të jem pasur ambasadorë që të më kenë uruar.
Në memorien time nuk mbaj mend ndonjëherë ndonjë gjë të tillë
Pyetje: Zyrtari McAllister deklaroi se PPE do kenë një forum te rendesishem ne ditet ne vijim, a keni ftesë për të qenë pjesë e këtij takimi?
Sali Berisha: PPE si e keni marrë vesh ju, për momentin mban një qëndrim neutral por zëri ynë në PPE do jetë i pranishëm.