Presidenti rus Vladimir Putin i ka bërë thirrje kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron kundër furnizimit me armë të rënda për Ukrainën, edhe pse Kievi tha se nuk mund të luftonte në mënyrë efektive pa armatimet.
“Dorëzimi i armëve të fuqishme përbën rrezikun e destabilizimit të mëtejshëm të situatës dhe përkeqësimit të krizës humanitare”, tha Putin, sipas një deklarate të Kremlinit.
Putin theksoi gatishmërinë e Moskës për të rifilluar negociatat e paqes që ishin bllokuar për shkak të Kievit.
“Nëse Perëndimi e dëshiron vërtet fitoren e Ukrainës, ndoshta është koha të na dërgohen sistemet e raketave lëshuese me rreze të gjatë, MLRS?”, shkroi në Twitter këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podoliak.
“Është e vështirë të luftosh kur sulmohesh nga një distancë prej 70 km. Ukraina mund ta kthejë Rusinë prapa Perdes së Hekurt, por ne kemi nevojë për armë efektive për ta arritur këtë”, shtoi ai.