Ukraina është solidarizuar me të gjitha shtetet të cilat kanë treguar përkrahje përgjatë luftës aktuale me agresorin rus, në një mënyrë të veçantë përmes sportit.
Presidenti i Asociacionit të Futbollit të Ukrainës (UAF), Andriy Pavelko, ka prezantuar fanellat e reja për ndeshjet miqësore që do t’i zhvillojë Kombëtarja e Ukrainës.
Në këto fanella janë vendosur flamurët e të gjitha shteteve përreth një vije e cila simbolizon kufirin ukrainas, duke përfshirë edhe flamurin e Kosovës.