Lidhur me dhunimin e zyrës së kreut të FRPD, kur selia e kësaj të fundit ishte në ’dorën’ e Lulzm Bashës, Belind Këlliçi tha se ka bërë një kallëzim në polici. Në emisionin ‘Kontrats’ në Report TV, ai pohoi se i njeh autorët e dhunës.

“T’ju them një kuriozitet, unë kam bërë një kallëzim në komisariatin e policisë numër 1. Sado t’më duan apo të mos më duan Policia e Shtetit apo Prokuroria, unë sot jam deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe prej 4 muajsh nuk kam një përgjigje se çfarë bëhet me këtë kallëzim” – tha Këllici.

I pyetur në studio nga analisti Lorenc Vangjeli nëse ka dijeni për emrat e aturoëve të dyshuar, Këllici e pranoi se ka dijeni dhe i njeh ata.

“Ky është një pohim shumë i fortë. Nëse ju e dini, nuk mund të luani me Policinë dhe Prokurorinë. Nga pikëpamja juridike ju jeni i detyruar të dëshmoni për dikë që ka kryer një krim” – tha Vangjeli.

I pyetur nëse mund të tregojë identikitin e dhunuesit të zyrave, Këllici tha se bëhet fjalë për tre vajza. “Vajza janë të treja. Ky është standardi i Lulzim Bashës” – tha Këlliçi për ‘Kontrast’.