Shoqata historike e shqiptarëve në Amerikë, Vatra ka njoftuar se pasi anuloi takimin me përfaqësuesin e Sali Berishës në SHBA Belind Këlliçi, ky i fundit ka tentuar të përçajë strukturat duke bërë një takim të fshehtë gjatë mesnatës.
Ai ka mundur të bindë 3 drejtues të Vatrës dhe 1 të pencionuar nderi, që t’i hapin derën në mënyrë që mos largohej me turp si i dëbuar nga stacioni më i madh i bashkëpastriotëve të vendosur në Amerikë.
Ky veprim ka vendosur në lëvizje anëtarët e tjerë të shoqatës të cilët kanë reaguar të revoltuar duke kërkuar distancim dhe kërkim ndjese puplike të menjëhershme.
Ata e kanë konsideruar takimin me të dërguarin e Berishës si mashtrim për të gjithë shqiptarët.
Reagimi i plotë
Lajmi i zhvillimit dhe anullimit të takimit në Federatën Vatra të deputetit Këlliçi u pasua në orët e vona të natës me një takim klandestin të këtij deputeti me 3 drejtues të Vatrës dhe 1 të pencionuar me nder.
Pas lojës së neveritshme, papërgjegjshmërisë ekstreme të përfaqësimit të Vatrës, drejtuesit kryen një akt të shëmtuar duke gënjyer dhe manipuluar publikun, mediat, të ftuarit dhe vatranët e shumtë.
I fshehtë për publikun, në mashtrim të plotë, për editorin e Diellit, strukturat drejtuese të Vatrës dhe vatranët, ky takim përbën rastin më të pa precedentë të zhvilluar ndonjëherë në historinë e Federatës ku 3 drejtues të Vatrës dhe 1 i pencionuar me nder, veprojnë në kundërshtim të hapur të kanunoren, frymën e Diellit e Vatrës, të drejtën e informimit të publikut, përgjegjshmërinë e pozicioneve që mbajnë në raport me Vatrën, Vatranët dhe Shqiptarët e Amerikës, Kanadasë, çdo shqiptar e çdo mik të Vatrës.
Kur Editori pyeti organizatorët: ç’ne ky takim në mesnatë? Pse i fshehtë? kur keni njoftuar vatranët, mediat e publikun se është anuluar?
Grupi me në krye Nazo Veliun Sekretare e Vatrës u përgjigj: ngaqë mediat në Shqipëri thanë se Vatra i mbylli derën Këlliçit, këtë takim e bëjmë për ti çuar nderin e dinjitetin në vend Këlliçit.
Unë e pyeta: Pra ju thoni se nderi i Këlliçit qenka më i rëndësishëm se nderi e dinjiteti i Vatrës e Vatranëve që të mashtroni njerëzit në këtë mënyrë? Po tha Nazua në këtë rast.
Në rregull i thashë Nazo. Ju uroj suksese dhe mbarësi. Dhe i shtova se kjo gjë është e papranueshme për Federatën 110 vjeçare, është një turp i madh të veprohet kështu. Caktoni takim ditën, të vijë si njeri Këlliçi, të takohet me bashkatdhetarët siç i ka hije çdo shqiptari.
Vatra është e çdo shqiptari patriot që e do Shqiptarinë. Këlliçi nuk është i jashtëligjshëm, ska pse vjen në Vatër në mënyrë të fshehtë gjersa ju njoftoni herë takim të mbyllur, herë të hapur, herë e caktoni, herë e anulloni, nuk shkon kështu, nuk mund të talleni me njerëzit, keni përgjegjësi para publikut.
Takimi vazhdoi me fjalën e Arkëtarit Malota i cili iu drejtua Këlliçit: ju keni degë PD-je në New York, New Jersey e shtete të tjera, pse vini në Vatër për të ngatërruar njerëzit? Shkoni takoni elektoratin tuaj në degët e Partisë… Takimi i natës vazhdoi 1 orë e 15 min. Në vazhdim do të zbardhet në gazetë fjalë për fjalë prapaskenat e inçizuara para dhe pas takimit.
Dielli i kërkon falje vatranëve, komunitetit shqiptar e çdo individi të keqinformuar në këtë rast.
Përulemi para besimit të publikut dhe rolit tonë si media 113 vjeçare.
Ju premtojmë se lufta për informim, informacion të saktë, korrekt dhe të balancuar do vazhdojë në çdo kohë.