Djegia e mandateve nga opozita PD dhe LSI ka qenë një nga ngjarjet me kosto të lartë politike për të dyja forcat politike në fjalë. Madje u pranua në vijimësi se kishte qenë një zgjedhje e gabuar.

Por për këtë vendim, Lulzim Basha ka qenë nën kritikat publike të Sali Berishës, që sot hiqet sikur nuk kishte gisht në vendimarrje. Nga ana tjetër, Ilir Meta i ka pretendimet edhe me të çuditshme. Ai është shprehur se kur u dogjën mandatet ndodhej në Gjermani dhe nuk e njoftuan as Basha dhe as e shoqja. Kjo e fundit shkon më tej teksa thotë se edhe kur të vdesë Ilir Meta s’do t’ia falë djegien e mandateve.

Pra praktikisht kemi dy “të vjetrit” Berisha e Meta, kundër dyshes së dikurshme të të rinjve Basha-Kryemadhi.

Por një video e vitit 2017, e nxjerr blof totalisht Sali Berishën. Ose më saktë, duket hapur se ai ka qenë frymëzuesi i djegies së mandateve dy vite para se kjo të ndodhte vërtetë.

Ai shprehet në një deklaratë para dyerve të Kuvendit se “me bandite te cilet u vene prita deputeteve, mund te kete vetem nje gjuhe, djegien solemne te mandateve”.

/javanews/