Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, u shpreh sot në Konferencën Kombëtare nga KQZ dhe OSBE, se sa i takon votës së emigrantëve, është koha që ky proces të ecë para.
“KQZ është në pozicion më të mirë për ta çuar përpara këtë proces. Këtu mund të hapen debate në lidhje me përfaqësinë, sa është pesha e votës së emigrantëve, por ne kemi një regjistër për emigrantët shqiptarë, do të jenë të regjistruar në një vend të veçantë dhe vota do llogaritet aty, nga ana tjetër mund të dalin probleme në skemën që ju mund ta merrni përsipër. KQZ mund të shërbejë si shtytës për të sjellë skema për t’u diskutuar, me qëllim implementimin. Por duhet punë dhe për sensibilizimin e qytetarëve që jetojnë jashtë për t’u bërë pjesë e këtyre listave”, u shpreh ai.
Sakaq, Gjiknuri deklaroi se PS është gati edhe për Reformën Zgjedhore, ndërsa u ka bërë thirrje palëve politike që të marrin pjesë në Komision dhe të fillojë puna.
“PS është gati edhe për Reformën Zgjedhore, u bëj thirrje palëve politike që kemi rënë dakord, të marrin pjesë në atë komision dhe të filloj puna”, tha Gjiknuri.