Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka zhvilloi sot një takim me Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Xhaçka dhe Varhelyi ranë dakord që vendimi për Konferencën e parë Ndërqeveritare duhet të merret në qershor.

“Takim me Oliver Varhelyi në kuadër të takimit të FAC me ministrat e Jashtëm Ballkanit Perëndimor. Ne jemi dakord që vendimi për Konferencën e parë Ndërqeveritare duhet të merret në qershor. Theksova bindjen e Shqipërisë se dështimi për të ofruar këtë do të ndikojë negativisht në besueshmërinë e Bashkimit Evropian dhe situatën në Ballkanin Perëndimor”, theksoi Xhaçka.

Ministrja Xhaçka zhvilloi sot një takim edhe me ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio, me të cilin diskutuan një sërë çështjesh që lidhen me bashkëpunimin dypalësh, mbështetjen në procesin e integrimit si dhe njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore.

Xhaçka do të marrë pjesë në drekën e punës me ministrat e Jashtëm të BE-së dhe Balkanit Perëndimor.